Nagelsmann, trajneri më i ri që e arrin gjysmëfinalen e Championsit

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 14:52
Nagelsmann, trajneri më i ri që e arrin gjysmëfinalen e Championsit

Julian Nagelsmann dhe Leipzigu e befasuan Atletico Madridin e Diego Simeones në Ligën e Kampionëve, për ta arritur gjysmëfinalen për herë të parë në histori. Trajneri Nagelsmann u shkrua në histori me këtë fitore, pasi që u bë trajneri më i ri ndonjëherë në gjysmëfinale.

Leipzigu e tronditi Atletico Madridin me fitore me rezultat 2:1 në Lisbonë të enjten, falë një goli të të devijuar, të shënuar nga Tyler Adams afër fundit të ndeshjes, që e kaloi klubin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kishin kaluar fillimisht në epërsi falë një goli të shënuar nga Dani Olmo, ndërsa Joao Felix e kishte barazuar rezultatin për Atleticon nga pika e penalltisë. E përderisa Atletico s’arrinte të gjente hapësira në mbrojtjen e Leipzigut, këta të fundit s’e patën të vështirë ta bënin një gjë të tillë.

Si rezultat i kësaj fitoreje, Leipzigu kaloi për herë të parë në histori të vet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi klubi u themelua vetëm para 11 vjetëve.

Kjo është një arritje e madhe për klubin dhe veçanërisht për trajnerin, i cili është vetëm 33-vjeçar. Nagelsmann kishte lindur vetëm disa muaj para se Simeone ta bënte debutimin si futbollist profesionist në vitin 1987.

Leipzigu ishte krijuar si klub në vitin 2009 dhe e luajti për herë të parë në Bundesligë në sezonin 2016/17. Ata po garojnë vetëm për herë të dytë në Ligën e Kampionëve dhe kjo është hera e parë që e kanë kaluar fazën e grupeve. 

(Kosova Sot Online)