Muller tregon mënyrën e vetme si mund ta ndalë Bayerni Messin

  • S.A /
  • 14 August 2020 - 16:33
Muller tregon mënyrën e vetme si mund ta ndalë Bayerni Messin

Sot do të mësohet edhe gjysmëfinalisti i tretë në Ligën e Kampionëve, pas Paris Saint Germain dhe RB Leipzig që tashmë kanë siguruar biletën.

Duke filluar nga ora 21:00, Barcelona dhe Bayern Munich do t’i matin forcat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dy skuadra që janë përballur shpesh në këtë garë viteve të fundit.

Hera e fundit ka qenë në vitin 2015, kur Messi ishte në super formë.

Pavarësisht se kanë kaluar vite dhe sezoni aktual nuk është ai më i miri siç jemi mësuar ta shohim Leo Messin, sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ia ka shumë frikën.

“Messin s’mund ta ndalësh i vetëm. Sipas eksperiencës sime, funksionon vetëm nëse mbrohesh si ekip. Duhet t’i ndihmosh shokët. Davies do të ndihmojë por nuk mundet vetëm një ta ndalë Messin, duhet të jemi agresiv në duele. Do të shohim se si do të funksionojë. Nëse shikoni disa nga ndeshjet e fundit, kemi luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj dhe gjithmonë ia kemi dal si ekip”, deklaroi Thomas Muller.

(Kosova Sot Online )