Mesfushori i Kombëtares bëhet me skuadër të re

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 19:38
Mesfushori i Kombëtares bëhet me skuadër të re

Prej disa ditësh ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë, ku po stërvitet individualisht, nën kujdesin e ish futbollistit Roland Peqini, por shumë shpejt Jahmir Hyka do të udhëtojë drejt Kinës, ku ka arritur akordin për të vijuar karrierën.

Fantazisti 32-vjeçar ka arritur marrëveshjen me skuadrën Guizhou Hengfeng, ndërsa lajmin e ka dhënë portali kinez “sohu.com”, sipas të cilit futbollisti tiranas po pret pajisjen me vizë, për t’iu bashkuar skuadrës së re.

Guizhou Hengfeng militon në kategorinë e dytë kineze dhe synon të ngjitet në elitën e futbollit atje, ndërsa Hyka shihet si një përforcim me mjaft vlera, pasi ka eksperiencë të pasur në Zvicër, SHBA, Izrael, etj.


(Kosova Sot Online)