Shpërthen edhe De Jong: “Kjo Barcelonë ka shumë probleme”

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 08:48
Shpërthen edhe De Jong: “Kjo Barcelonë ka shumë probleme”

Frenkie de Jong nuk është përmbajtur pas humbjes së thellë 8-2 të Barcelonës në Champions League nga Bayern Munich.

Ai tha se kjo Barcelonë ka shumë probleme dhe ato do të zgjidhen vetëm nëse në klub do të ndodhin shumë ndryshime.

“Unë mendoj se sonte treguam që kemi shumë probleme në ekip. Kjo disfatë e rëndë e tregoi këtë. Ne e dimë se duhet të bëjmë shumë ndryshime”, u shpreh De Jong.

“Është e vështirë për tifozët, më vjen shumë keq për ta. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra, sa më shpejt”.

“Ne besuam se mund ta mposhtnim Bayernin. E kishim këtë bindje në 15-20 minutat e para, edhe pse ata shënuan herët, por barazuam dhe kishim dy shanse të mira”.

“Sidoqoftë, Bayerni ishte shumë më mirë se ne. Unë nuk mendoj se ka të bëjë me talentin, por me intensitetin dhe punën e vështirë. Ne duhet t’i ndryshojmë këto gjëra”.

“Sigurisht që është një zhgënjim i madh, jo vetëm për mua, por për të gjithë klubin, sepse Barcelona është mësuar të fitojë trofe, është klubi më i madh në botë, kështu që duhet të performojmë shumë më mirë sesa kemi bërë sonte. Më vjen keq, por bavarezët ishin vërtet të mirë sonte dhe e merituan të fitonin, sigurisht”.

(Kosova Sot Online )