Setien i ka orët e numëruara, tre kandidatët për stolin e Barçës

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 09:32
Setien i ka orët e numëruara, tre kandidatët për stolin e Barçës

Nuk ka më dilema, Quique Setien i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës.

Humbja e thellë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, ka lëkundur gjithçka te Barcelona dhe vetëm ndryshimet e mëdha do të kthejnë qetësinë.

I pari që do të ndëshkohet për këtë do të jetë trajneri Quique Setién.

Në Spanjë tashmë raportohet se ai është pothuajse i shkarkuar, sidomos pas deklaratës së Josep Bartomeu, numrit një të Barcelonës, që pas ndeshjes me Bayernin – paralajmëroi ndryshime duke thënë: “disa vendime janë marrë që para ndeshjes, dhe do të merren të tjera që nga nesër”.

Ronald Koeman, Mauricio Pochettino dhe Xavi Hernandez janë kandidatët e mundshëm për stolin e Barcelonës.

Xavi mund të jetë opsioni që po e mendon Barça, i vetmi që mund ta bindë Lionel Messin që të mos e mendojë largimin pas tashmë, siç raportohet në Spanjë – Barcelona duhet të fillojë të brengoset edhe në këtë aspekt.

(Kosova Sot Online  )