“Higuain nuk do të largohet nga Juventusi”

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 11:37
“Higuain nuk do të largohet nga Juventusi”

Gonzalo Higuain ka mbyllur një tjetër sezon zhgënjyes me Juventusin dhe bardhezinjtë duket se kanë vendosur ta largojnë përfundimisht këtë verë, për të shpëtuar nga paga e tij e lartë, por edh për të arkëtuar sadopak nga shitja e tij, duke qenë se verën e ardhshme i përfundon kontrata.

Megjithatë nuk është i këtij mendimi babai i sulmuesit argjentinas, Jorge Higuain, i cili në një intervistë për mediat vendase theksoi se futbollisti do të respektojë kontratën me Juventusin dhe më pas do të transferohet diku tjetër.

“Nuk është e vërtetë që nuk e duan më, besoj se do të përfundojë kontratën me skuadrën e Juves. Është gati e pamundur që të luajë për River Plate sezonin e ardhshëm, pasi nuk do të heqë dorë nga kontrata e tij, për të shkuar si futbollist i lirë në një skuadër tjetër. Do të përfundojë detyrimet ndaj Juves dhe më pas do të shohim ku do të vijojë karrierën”, u shpreh Jorge Higuain.

(Kosova Sot Online)