Dovizioso lë Ducatin pas 8 sezonesh: Nuk janë kushtet për të vijuar së bashku

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 14:10
Dovizioso lë Ducatin pas 8 sezonesh: Nuk janë kushtet për të vijuar së bashku

Andrea Dovizioso nuk do të jetë më pilot i Ducatit, duke nisur nag sezoni i ardhshëm, ndërsa lajmin e “divorcit” e ka dhënë menaxheri i italianit, Simone Battistella paraditen e sotme.

“I kemi komunikuar Ducatit se Andrea nuk ka më dëshirë që të vijojë të qëndrojë edhe për sezonet e ardhshme. Tani Dovi është i përqendruar te garat, por që nuk janë kushtet për të vijuar së bashku edhe në të ardhmen”, u shpreh Battistella.

Andrea Dovizioso është pjesë e skuadrës së Ducatit që prej 8 sezonesh dhe “divorci” ishte i papritur, pasi nuk ka pasur asnjëherë probleme mes palëve, ndërsa ende nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e pilotit italian.

(Kosova Sot Online )