Albian Ajeti fillon aventurën skoceze i lumtur, trajneri me fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 15:57
Albian Ajeti fillon aventurën skoceze i lumtur, trajneri me fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ditë më parë e ka kompletuar transferimin e tij nga West Hami te Celtic.

Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit skocez për 5 milionë funte, pas një sezoni dëshpërues te West Ham, ku kishte zhvilluar 12 ndeshje në edicionin 2019/2020, ndërsa nuk kishte shënuar asnjë gol.

Vetëm për të luajtur më shumë, lojtari e ka shkurtuar pagën e tij që ishte afër 3 milionë euro në vit, ndërsa tashmë ka zbarkuar i buzëqeshur në stërvitjet e Celtic. “Që të jem i sinqertë, meritoja të luaja më shumë, nuk kam nevojë ta fsheh këtë. E meritoja. Por, ky është futbolli, kështu është puna. Unë jam shumë i lumtur tani. Çfarë ka kaluar, ka kaluar dhe unë tash shoh përpara”.

“Unë thjesht mendoj se duhet të luaj dhe kjo është arsyeja se pse nënshkrova me Celticun. Pata një bisedë të mirë me trajnerin Neil Lennon dhe drejtorin sportiv (Nick Hammond), ata më deshën shumë mua dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua sepse në edicioni e parë që e pata te Ëest Hami ishte e qartë për mua: Unë kam nevojë të luaj dhe mezi po pres që të luaj me Celticun”, ka thënë Ajeti në fjalët e para si lojtari i Celtic.

Trajneri Lennon i lumtur që ka marr një lojtar si Ajeti

Trajneri i Celticut, Neil Lennon, është shprehur i lumtur me transferimin e Albain Ajetit në skuadrën që ai drejton.

“Ne jemi të lumtur që sollëm Albianin te Celticu”, tha Lennon.

“Ai është një lojtar fantastik, një reprezentues me kualitet të mirë dhe e di se ai është i vendosur që të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë më shumë sukses për tifozët tanë”. “E kam adhuruar atë për një kohë të gjatë sepse ai është një futbollist shumë inteligjent, ka një ekuilibër të mirë dhe është një finalizues i mirë”, ka thënë trajneri i gjigantit skocez.

(Kosova Sot Online )