Shuma e madhe e parave që Liverpooli do t’i fitojë nëse Coutinho e fiton Championsin

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 16:17
Shuma e madhe e  parave që Liverpooli do t’i fitojë nëse Coutinho e fiton Championsin

5 milionë euro, ka do t’i fitojë Liverpooli nëse Coutinho e fiton Champions League

Sipas mediave britanike, Liverpooli mund të fitojë ende para nga Barcelona për shitjen e Philippe Coutinhos në janar të vitit 2018.

Nëse ai triumfon me Bayernin në Champions League, Barcelona do të jetë e obliguar që të paguajë plus 5 milionë euro për brazilianin.

Kjo për shkak të marrëveshjes së arritur vite më parë, ku ishin përfshirë bonuse të ndryshme.

Coutinho shënoi dy herë kundër klubit të tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Bayerni turpëroi Barcelonën duke e mposhtur 8-2.

(Kosova Sot Online )