Karim Benzema është objektivi i Juventusit

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 14:54
Karim Benzema është objektivi i Juventusit

Pak ditë pasi u raportua se sulmuesi francez mund të transferohet te Zonja e Vjetër, me kërkesë të Cristiano Ronaldos që e ka bindur Andrea Pirlon se ai është i duhuri për sulmin – Benzema ka bërë një veprim që ka shtuar këto thashetheme.

Ai ka publikuar një video duke bërë ushtrime në shtëpinë e tij dhe befasia ishte topi me të cilin ushtronte mbante logon e Juves.

Ka mjaftuar kjo që Benzema do të jetë krye lajm në mediat italiane dhe së fundmi edhe ato spanjolle.

Benzema është i lumtur në Madrid me Zinedine Zidanen, por siç thonë ata “në futboll kurrë nuk i dihet”. 

(Kosova Sot Online)