Gjithçka gati për ndeshjen Tre Penne-SC Gjilani, formacionet zyrtare

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 18:58
Gjithçka gati për ndeshjen Tre Penne-SC Gjilani, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të skuadrave Tre Penne-SC Gjilani

Ndeshja që ishte paraparë të luhet dje (e enjte) në kuadër të rrethit paraeliminar të Europa Ligës, u shty për sot për shkak se një lojtar i Gjilanit kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Por, në testet e sotme skuadra e Gjilanit doli negativ dhe tani do të luajë ndeshjen e radhës kundër skuadrës së vogël të San Marinos.

Gjilani në këtë ndeshje ka vendosur që të startojë me formacion 4-3-3 me Hajdarin, Nikacin dhe Prognin në sulm.

Me të njëjtin formacion do të paraqitet edhe skuadra e Tre Pennes ku sulmit të tyre i prin treshja Sorrentino, Chiurato dhe Ceccaroli.

Image

(Kosova Sot Online)