Gjilani pa probleme në San Marino, pret Apoelin në Prishtinë

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:05
Gjilani pa probleme në San Marino, pret Apoelin në Prishtinë

SC Gjilani e ka mundur me rezultat 1-3 Tre Pennen e San Marinos duke kaluar në rrethin e parë të Europa Ligës ku do të takohet më 27 gusht apo në ndonjë datë tjetër kundër skuadrës së njohur të Qipros, APOEL Nicosia

SC Gjilani ka arritur një fitore pa shumë vështirësi në San Marino kundër skuadrës Tre Penne duke fituar me një rezultat 1-3.

Pjesa e parë filloi shumë më e mirë për skuadrën kosovare e cila sulmojë që nga fillimi.

Megjithatë, të parët që erdhën në epërsi ishin skuadra e Tre Pennes ku në minutën e 16-të shënon Nicola Gai. Ishte një gol i bukur i sanmarinasve që bënte që ata të jenë më agresiv në minutat në vazhdim.

Megjithatë, Gjilani qetëson lojën dhe barazon rezultatin në minutën e 24-të shënon Darko Nikac për të barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë Gjilani goditi shtyllën, pikërisht me Hajdarin por që nuk arriti që të shënoi gol. Tre Penne do të luante me një lojtarë më pak pas minutës së 43-të ku ndëshkohet me të kuq Sorrentino.

Në pjesën e dytë Gjilani dominoi në çdo aspekt për të shënuar dy gola.

Fiton Hajdari do të shënonte një gol të bukur në minutën e 64-të te ndeshjes  derisa katër minuta më vonë do të shënonte edhe Ardit Hila me asistimin e Edvin Kuç.

Pas kësaj fitoreje javën e ardhshme Gjilani do të përballet me skuadrën e njohur APOEL të Qipros ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, edhe pse kjo mund të ndryshojë për shkak të pandemisë COVID-19. 

(Kosova Sot Online)