Messi nuk po ndihet rehat në Barcelonë

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:18
Messi nuk po ndihet rehat në Barcelonë

Raportet në Spanjë dhe Argjentinë thonë që Lionel Messi është duke kërkuar për largim nga Barcelona, me Inter apo Manchester City që konsiderohen opsione reale

La Pulga ka qenë absolutisht i qetë gjatë tërë këtyre spekulimeve dhe nuk ka folur publikisht asgjë që prej humbjes 8-2 kundër Bayern Munich.

Sipas RAC 1, Messi tashmë ka pasur një takim me trajnerin e ri Ronald Koeman, në të cilin sulmuesi i ka thënë atij se e sheh vetën “më shumë jashtë se brenda” Barcelonës.

Sot, sipas ESPN disa nga anëtarët e bordit janë të lumtur dhe do të dëshironin t’i dëgjonin ofertat për shitjen e Messi.

Ai ka një klauzolë 700 milionë euro, por kontratë deri në qershor 2021.

Raportohet se në klauzolë Messi mund të largohet edhe pa para një vit para skadimit të kontratës, edhe pse kjo nuk është e qartë se në çfarë datash dhe në çfarë rrethanash mund të ndodh kjo.

Interi dhe Manchester City shihen si kandadatët më të mundshëm që Messi do t’i zgjidhte nëse largohet nga Camp Nou. 

(Kosova Sot Online)