Evertoni i përgjigjet Barcelonës për Richarlisonin me çmim astronomik

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:13
Evertoni i përgjigjet Barcelonës për Richarlisonin me çmim astronomik

Barcelonës do t’i duhet t’i paguajë hic më pak se 160 milionë euro nëse dëshiron ta blejë Richarlisonin nga Evertoni këtë verë.

Klubi nga Merseyside ia ka caktuar këtë çmim sulmuesit brazilian, në përpjekje për t’i bërë klubet e interesuara për të, të heqin dorë, sipas mediave britanike.

Raportohet se Barcelona e kishte bërë një ofertë prej mbi 100 milionë euro për të në janar.

Por ajo ofertë nuk ishte e mjaftueshme për kërkesat e Evertonit, prandaj edhe ishte hedhur poshtë.

The Mirror raporton se klubet që dëshirojnë ta transferojnë atë gjatë këtij afati kalimtar, do të duhet t’i derdhin plot 160 milionë euro në arkat e Evertonit.

(Kosova Sot Online)