Povetkin ia shuan shpresat për titullin e botës Dillian Whyte-it, me nokaut mahnitës

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:32
Povetkin ia shuan shpresat për titullin e botës Dillian Whyte-it, me nokaut mahnitës

Shpresat e Dillian Whyte për të luftuar për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda janë shuar, pasi Alexander Povetkin e mundi atë me nokaut mahnitës, edhe pse iu desh të ngrihej nga tapeti dy herë të shtunën.

Boksieri rus i kishte humbur keq tri rundet e para dhe u rrëzua dy herë në rundin e katërt nga Whyte.

Por tamam kur u duk se Whyte ishte buzë triumfit, i cili do t’ia jepte mundësinë për të luftuar për titullin e kampionit të botës në WBC, Povetkin ia ka një goditje dërrmuese me të majtën në rundin e pestë.

Whyte, i cili pati nevojë për tretman mjekësore, do të ketë mundësi për rimeç kundër rusit, sipas promotorit Eddie Hearn.

Britaniku, 32 vjeç, po synonte të luftonte kundër fituesit të trilogjisë Tyson Fury – Deontay Wilder, për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC në vitin 2021.

(Kosova Sot Online)