Arsenali refuzon një ofertë për Niles

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 17:03
Arsenali refuzon një ofertë për Niles

Wolves ka bërë një ofertë fillestare për mesfushorin e Arsenalit Ainsley Maitland-Niles

Oferta, që besohet të jetë diku afër 15 milionë funte është refuzuar nga Arsenali.

 

Megjithatë klubet po vazhdojnë negociatat dhe Wolves pritet që të kthehet me një ofertë më të madhe për Arsenalin ku mësohet se kërkon s’paku 30 milionë funte.

Maitland-Niles është i hapur për largim, Wolves po shikojnë që të forcojnë mesfushën dhe mbrojtjen pas lëndimit të Jonny në ndeshjen e Europa League kundër Olympiakosit.

Maitland-Niles ka startuar në miqësoren që Arsenali e fitoi dje kundër MK Don me rezultat 4-1. 

(Kosova Sot Online)