Futbollistët e Chelseat në karantinë, katër prej tyre rezultojnë pozitiv me coronavirus

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 09:33
Futbollistët e Chelseat në karantinë, katër prej tyre rezultojnë pozitiv me coronavirus

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fillim të sezonit të ri në Ligën Premier, te Chelsea disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ka qenë vet klubi anglez që ka konfirmuar se katër futbollistë të ekipit të parë janë karantinuar pasi kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Skuadra londineze iu nënshtrua testeve për coronavirus ditë më parë pasi u rikthyen në stërvitje nga pushimet.

Megjithatë pas marrjes së rezultateve, katër nga lojtarët e ekipit të parë kanë rezultuar pozitiv.

Chelsea e ka konfirmuar lajmin që lojtarët janë prekur me Covid-19, por nuk kanë zbuluar emrat e tyre.

“Ne kemi një numër lojtarësh që ndjekin udhëzimet e qeverisë në lidhje me karantinën, por nuk po i konfirmojmë emrat e tyre”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Ekipi i udhëhequr nga Frank Lampard të shtunën do të luaj në një ndeshje miqësore ndaj Brighton.

Megjithatë këta katër futbollistë që janë prekur me Covid-19 do të mungojnë dhe sipas medieve angleze në atë takim do të merret vesh edhe emri i tyre.

(Kosova Sot Online )