Zyrtare: Chelsea konfirmon transferimin e radhës, Malang Sarr nënshkruan me Blutë

  • S.A /
  • 27 August 2020 - 16:25
Zyrtare: Chelsea konfirmon transferimin e radhës, Malang Sarr nënshkruan me Blutë

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit 21-vjeçar, Malang Sarri, i cili sezonet e fundit luajti te klubi francez Nice. Blutë e Londrës kanë vazhduar edhe më tej përforcimin e skuadrës, pasi gjatë ditës së sotme (e enjte) kanë konfirmuar transferimin e ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar francez, 21-vjeçarin Malang Sarri, i cili karrierë ka bërë te francezët e Nice.

Sarr vjen si transferim i lirë në Stamford Bridge, pasi këtë verë i ka skaduar kontrata me klubin nga Ligue 1, por në sezonin e parë do të huazohet. “21-vjeçari u largua nga klubi i Ligue 1 këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij atje dhe tani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me ne”. “Ai do ta kalojë sezonin 2020/21 në huazim”. “Kjo do të sigurojë mundësinë për të fituar kohë të vlefshme të lojës dhe të shtojë përvojën e tij, kështu që ai do të jetë i gatshëm të bashkohet me skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Bluve. Në total për Nice, Sarri ka bërë 119 paraqitje dhe ka shënuar tri gola, ndërsa ka qenë reprezentues i rregullt i grup moshave të kombëtares franceze.

(Kosova Sot Online )