Pirlo e do mesfushorin e Tottenham, ofron para plus Bernardeschin

  • G.G /
  • 05 September 2020 - 13:13
Pirlo e do mesfushorin e Tottenham, ofron para plus Bernardeschin

Ndombele ka rënë në radaring e Juves. Pirlo e do në ekip dhe për të do ta sakrifikojë edhe Bernardeschin.

Juventus është duke përgatitur kartonin e një futbollisti plus para për mesfushorin e Tottenham, Tanguy Ndombele – sipas ‘Calcio Mercato’.

‘Zonja e Vjetër’ po mendon ta përfshijë në marrëveshje Federico Bernardeschin.

Francezi iu bashkua Tottenhamit nga Lyoni vitin e kaluar dhe ka kontratë me Spurs deri në vitin 2025.

Ai ka dështuar të zë vend në ekipin e Jose Mourinhos dhe zgjidhja është më e mirë për të gjithë. 

(Kosova Sot Online)