Interi i cakton vizitat mjekësore për 3 prurje të reja

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 12:10
Interi i cakton vizitat mjekësore për 3 prurje të reja

Interi i ka caktuar vizitat mjekësore për tre futbollistë, Aleksandar Kolarovin e Romës, Arturo Vidalin e Barcelonës dhe Matteo Darmianin e Parmës për këtë fillim javë.

Zikaltrit kanë shpenzuar shumë pak në këtë afat kalimtar verore, pasi e blenë Achraf Hakimin nga Real Madridi për 40 milionë euro muaj më parë.

Prandaj, kanë vendosur të sjellë në skuadër lojtar me çmime minimale dhe falas.

I pari që do t’i kryejë testet të martën është Kolarov, i cili vjen nga Roma për 1 milionë euro.

Vidal është afër shkëputjes së kontratës me Barcelonën, pasi trajneri i ri Ronald Koeman i tha se nuk bën pjesë në planet e tij, dhe tashmë i arritur marrëveshje personale me Interin.

Parma konfirmoi se Darmian do t’i bashkohet Interit, pasi marrëveshja për të ishte arritur në janar.

Të tre pritet t’i kryejnë testet mjekësore gjatë javës që vjen. 

(Kosova Sot Online)