Ronaldo dygolësh në rikthim për Portugalinë, Franca mposht Kroacinë

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 22:52
Ronaldo dygolësh në rikthim për Portugalinë, Franca mposht Kroacinë

Franca-Kroacia ishte ndeshja kryesore në grupin 3 të Ligës A të Kombeve, ndeshje që u zhvillua sot. Francezët fituan me rezultat 4-2 edhe pse patën shumë mungesa. Në anën tjetër, Portugalia mposhti Suedinë fal dy golave të bukur të Ronaldos që edhe u rikthye me dy gola për Kombëtaren

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, Francë-Kroaci dhe Suedi-Portugali.

Francë-Kroaci

Franca ka vazhduar me fitore në Ligën e Kombëve. Ata kanë mposhtur sonte me rezultat 4-2 Kroacinë në Paris, në një ndeshje tepër interesante.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Kroacinë të cilët kaluan në epërsi në minutën e 17. Dejan Lovren do të shënonte një gol të bukur për epërsinë e kroateve.

Francezët do të ndezeshin dhe do ta thyenin këtë epërsi duke shënuar në minutën e 43-të me anë të Antoine Griezmann. Ata do ta përmbysnin Kroacinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ku do të shënonte autogol, Livakovic pasi devijoi goditjen e Martial.

Pjesën e dytë Kroacia do ta fillonte shumë më mirë. Zëvendësuesi Josip Brekalo do të shënonte në minutën e 55-të. Por francezët fillojnë ta rikthente lojën në dobi të saj dhe pas një ndërprerje, në minutën e 65 do të barazonte Dayot Upamecano.

Takimi megjithatë do të vendosej në minutën e 77 ku nga penalltia do të shënonte Olivier Giroud.

Suedi-Portugali

Cristiano Ronaldo i rikthyer dhe nuk ka problem për Portugalinë. Superylli i Juventusit ka shënuar dy gola të bukur sonte për portugezët.

Ashtu si është pritur, Suedia luajti më shumë në mbrojtje këtë mbrëmje dhe goli i epërsisë për portugezët erdhi në minutën e 45-të.

Ishte Cristiano Ronaldo që do të shënonte një gol të bukur në minutën e fundit të pjesës së parë për Portugalinë.

Në pjesën e dytë, Suedia që kishte mbetur me 10 lojtarë, pasi që Svensson u përjashtua me të kuq, arriti të mbrohet mirë por ishte përsëri Ronaldo që e vulosi këtë takim.

Ai do të shënonte një gol të bukur me parabollë për të shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për Portugalinë në minutën e 72-të.

Me këtë fitore, Portugalia prin në vendin e parë në Grupin 3 në Ligën A të Kombeve, kurse Franca është në vendin e dytë, me po të njëjtat pikë.

Në vendin e tretë është Suedia më 3 pikë kurse Kroacia gjendet në vendin e fundit më 0 pikë. 

(Kosova Sot Online)