Hakimi tregon pse e zgjodhi Interin

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 21:15
Hakimi tregon pse e zgjodhi Interin

Achraf Hakimi ka konfirmuar se ai ju bashkua Interit për shkak të trajnerit Antonio Conte, pasi që “stili i tij i përshtatet lojës së tij”

Marokieni 21 vjeçar i është përgjigjur pyetje të drejtpërdrejta sot me tifozët.

“E zgjodha Interin për shkak të stilit të trajnerit që i përshtatës mënyrës si unë luaj dhe kështu mund ta ndihmojë skuadrën. Ne do të përpiqemi që të arrimë rezultate të mira dhe qëllimi i jonë është që ta fitojmë Scudetton”, tha Hakimi.

“Conte është një trajner i madh, me një shpirt të madh garues. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin të cilin e transmeton edhe të lojtarët e tij, tifozët dhe të gjithë atyre që e rrethojnë në klub. Motivimi që ai jep bën që skuadra të luajë në maksimum në çdo ndeshje”.

“Kam luajtur në sistemin 3-5-2 në Borussia Dortmund. Kur erdhi oferta, mendova se kjo është një mundësi e madh për mua të rritëm, pasi që tifozët këtu dhe përvoja është një mundësi interesante dhe speciale. I jam bashkuar një klubi të madh”.

Hakimi i kaloi dy sezonet e fundit në Bundesliga me Borussia Dortmundin, pastaj Real Madridi e shiti atë në Inter për 40 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)