Aarons arrin marrëveshje personale me Barcelonën

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 21:21
Aarons arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Ylli i Norwich është prioritet pasi që Dest është drejt kalimit në Bayern

I riu i Norwich City, Max Aarons ka arritur marrëveshje personale pesë vjeçare me Barcelonën, sipas Sport.

Ronald Koeman e favorizon një lëvizje të Sergino Dest, por atij i pëlqen edhe Aaron pasi që Bayern prin në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Ajaxit.

Tani Barça duhet të negociojë me Norwich, të cilët i kanë rezistuar ofertave për të duke kërkuar shumë para, por ata mund ta pranojnë një marrëveshje huazimi me obligim blerjen të lojtarit verën e ardhshme. 


(Kosova Sot Online)