Calabria: Milan nuk ka projekt për të fituar tituj

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 22:01
Calabria: Milan nuk ka projekt për të fituar tituj

Davide Calabria ka pranuar se skuadra është ripërtërirë derisa vazhdon që të punojë me trajnerin Stefano Pioli. “Në të vërtetë nuk ka një projekt për të fituar diçka në Milan për disa viteve”

23 vjeçari e ka kaluar tërë karrierën deri me tani te kuqezitë, duke u rritur në akademi dhe u bërë i rregullt, sidomos pasi Andrea Conti mbetet i lënduar.

Forma e tij është përmirësuar kohëve t fundit nën drejtimin e Stefano Piolit dhe Calabria beson se ka një arsye të mirë për paraqitjet e tyre të mirë kohëve të fundit.

“Me e dimë tani dhe ndihemi si një skuadër e madhe. Ne do t’i japim 100 për qind dhe nuk i vëmë vetevetes, kështu që ne jemi në formë të mirë mentale dhe fizike”, ka thënë DAZN.

“Gjatë viteve të fundit, në të vërtetë nuk kishte një projekt për të fituar tituj. Ne tani jemi të lumtur që e filluam mirë sezonin e ri pas një kohë që nuk e kishim bërë kështu”.

Drejtori Paolo Maldini tani ka një rol më qendrorë në organizimin e skuadrës për të siguruar më shumë krijimin e një identiteti të Milanit.

“Si Sandro Tonali, ku edhe unë si fëmijë shkrova një letër duke kërkuar që të luajë për Milan. Versioni i imë ishte që një ditë unë të luajë në finale të Ligës së Kampionëve, psh Milani kundër Chelsea”.

Kohëve të fundit është thënë që Calabria ishte deri vonë në listën e transferëve.

“E kaluara mbetet e kaluara, nuk jam i interesuar për atë që është thënë dhe dëshiroj që të fokusohem në të tashmën. Në fullim, më është thënë që të rri më pas dhe të mbrohem më shumë si mbrojtës sesa si mbrojtës krahu, por tani me është dhënë më shumë liri të eci përpara dhe ndihem plot motive po ashtu”.

Asnjë skuadër nuk është përmirësuar pas pandemisë më shumë se Milan dhe Calabria ka një teori intriguese se pse ata luajnë më mirë pa publikë.

“Duke marrë në konsideratë se në skuadër janë shumë të rinj, ndoshta mungesa e publikut na ndihmoj. Ne mund të flasim më mirë në fushë dhe të jemi më mirë të organizuar”.

“Nuk mendoj kështu për shkak të presionin të vogël, si dhe për të gjithë që vesh këtë fanellë është i lindur për të”. 

(Kosova Sot Online)