Zyrtare: Edon Zhegrova lojtar i Baselit

  • A.P /
  • 22 September 2020 - 22:31
Zyrtare: Edon Zhegrova lojtar i Baselit

FC Basel ka zyrtarizuar Edon Zhegrovën nga Genk. Kosovari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e njohur zvicerane

Edon Zhegrova ka kaluar edhe zyrtarisht në FC Basel.

Talenti i Kombëtares se Kosovës kishte kaluar për një vjet e gjysmë në FC Basel dhe ishte i huazuar nga Genk.

Tani ai do të jetë lojtarë me karton të plotë i Baselit.

“Shikoni kush është kthyer! Jemi të kënaqur të ju lajmërojmë se e kemi transferuar Edon Zhegrovën me marrëveshje të përhershme nga Genk. Kosovari 21 vjeçar ka nënshkruar kontratë tri vjeçare! Mirësevjen Edon”, thuhet në lajmërimin e klubit.

Mediat në Zvicër kanë shkruar se transferimi i Edonit i ka kushtuar Baselet afër 3 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)