Semedo mesazh lamtumire për Barcelonën: Ishte kënaqësi, rroftë Barça

  • S.A /
  • 23 September 2020 - 10:47
Semedo mesazh lamtumire për Barcelonën: Ishte kënaqësi, rroftë Barça

Nelson Semedo ka zbuluar se po largohet nga Barcelona, pasi e ka postuar një mesazh lamtumire për gjigantin e La Ligës, para kalimit në Wolves. Për mbrojtësin 26-vjeçar është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet klubit nga Premierliga për 35 milionë euro. Wolves e dëshiron portugezin si zëvendësues për Matt Doherty, i cili iu bashkua Tottenhamit. Semedo ka konfirmuar tani se do të largohet nga Camp Nou.

“Faleminderit shumë Barcelona që ma dhatë mundësinë për ta jetësuar ëndrrën për ta veshur këtë fanellë, për të luajtur në Camp Nou, për të mësuar dhe për t’i shijuar më të mirët e botës”, shkroi Semedo në rrjetet sociale. “Faleminderit kolegëve, stafit dh tifozëve dhe të gjithëve që më ndihmuan që prej ditës kur mbërrita këtu. Ju uroj fatin e botës”. “Ishte kënaqësi e përjetshme. Rroftë Barça!”.

(Kosova Sot Online )