Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

  • S.A /
  • 24 September 2020 - 16:49
Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

Është shtyrë edhe ndeshja e xhiros së tretë e kampionit kosovar Dritës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ta shtyjë takimin e kësaj xhiroje, pasi Drita sonte luan në Varshavë përballë Legias. Kampioni në fuqi i Kosovës është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane dhe takimi ndaj Prishtinës është shtyrë në të mirë të futbollit kosovar. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur që ta shtyejë këtë takim në të mirë të futbollit kosovar, dhe ndeshja Pristhina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila në bazë të orarit të mëparshëm ishte paraparë të zhvillohej të dielën, më 27 shtator, në orën 13:30”. “Një vendim të tillë KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar, duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane. Kësisoj, ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online )