Milan me formacion të kombinuar kundër Bodo/Glimt

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 19:51
Milan me formacion të kombinuar kundër Bodo/Glimt

Milan pret sonte në San Siro skuadrën norvegjeze Bodo/Glim në rrethin e tretë të Europa Ligë në përpjekje për të kaluar në fazën e play-offit për kualifikim në garën e dytë më të madhe në Europë

Stefano Pioli ka zgjedhur një formacion të kombinuar me lojtarë të formacionit të parë dhe lojtarë nga akademia.

Nga minuta e parë sonte ka startuar Hakan Calhanoglu, Kessie, Theo Hernandez dhe Bennaser.

Kurse sulmit sonte do t’i prijë Castillejo bashkë me Colombon dhe Saelemaekers.


(Kosova Sot Online)