Taylor e mbron titullin e botës me nokaut dërrmues në rundin e parë kundër Khongsong

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:33
Taylor e mbron titullin e botës me nokaut dërrmues në rundin e parë kundër Khongsong

Josh Taylor e ka nokautuar Apinun Khongsongun me një goditje dërrmuese në rundin e parë, për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e mesme në WBA dhe IBF.

Boksieri skocez e goditi kundërshtarin e vet tajlandez me një të majtë brutale dhe e rrëzoi në dysheme, aq fuqishëm saqë Khongsong u desh të largohej nga ringu me barelë.

 

24-vjeçari ishte i pamposhtur deri para këtij meçi.

Kjo fitore nënkupton se Taylor tani është një hap larg meçit më kampionin e botës në WBO dhe WBC, Jose Ramirez, në rrugëtimin e tij për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.

“Nuk e dija që goditja ime e kishte lënduar atë aq shumë, derisa e pashë që ra në dysheme”, tha 29-vjeçari.

“Khongsong e ka goditjen më të fuqishme nga të gjithë boksierët me të cilët jam përballur. E kam ndier fuqinë e goditjes së tij. Por kjo më ka ndezur mua për të mos u ngutur dhe për të qenë i durueshëm”, shtoi ai.

Skocezit iu deshën vetëm dy minuta e 41 sekonda për ta fituar këtë luftë.


(Kosova Sot Online)