Barcelona dhe Ajaxi arrijnë marrëveshje për Dest

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 10:05
Barcelona dhe Ajaxi arrijnë marrëveshje për Dest

Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Sergino Dest, në Camp Nou këtë verë.

Dest pritet të udhëtojë drejt Katalonjës sot për të nënshkruar marrëveshje afatgjate me Barcelonën

Mbrojtësi i djathtë u tha lamtumirë bashkëlojtarëve te Ajax pas fitores 2:1 kundër Vitesse të shtunën.

Dest do të jetë sot në Barcelonë për testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2025, me Barcelonën.

Bayern Munich ishte në garë për shërbimet e tij, por u mposht nga Barcelona në fund.

Ai do t’i kushtojë Barçës rreth 23 milionë euro plus bonuse.

(Kosova Sot Online)