Manchester United futet në garë për Kanten

  • S.A /
  • 28 September 2020 - 12:11
Manchester United futet në garë për Kanten

Manchester Unitedi është futur në garë për blerjen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Mesfushori francez Kante është shumë i dëshiruar në Old Trafford.

Sipas Mirror, drejtuesit e Unitedit tashmë i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Kantes, në përpjekje për ta siguruar një marrëveshje befasuese.

Chelsea është i hapur për ta shitur francezin, por Kante duhet ta pranojë një ulje ta madhe page për ta bërë të mundur kalimin në Old Trafford.

Trajneri i Unitedit Ole Gunnar Solskjaer është adhurues i madh i Kantes dhe beson se ai mund t’ia përforcojë edhe më shumë mesfushën.

Por për t’i siguruar shërbimet e tij, gjiganti anglez duhet ta mposhtë edhe konkurrencën nga Interi.

Kante është synimi kryesor i trajnerit të Interit, Antonio Conte, me të cilin ka punuar gjatë kohës së italianit në stolin e Chelseat.

(Kosova Sot Online )