Presidenti i Lyonit i jep ultimatum Barcelonës për Depay

  • S.A /
  • 29 September 2020 - 09:05
Presidenti i Lyonit i jep ultimatum Barcelonës për Depay

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i ka dhënë Barcelonën kohë deri të premten ta kompletojë transferimin e Memphis Depay.

Përfaqësuesi i Holandës është njëri prej sulmuesve në listën e ngushtë të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, i cili mbyllet të hënën, më 5 tetor.

Ai është dëshirë e trajnerit të ri të Barçës Ronaldo Koeman, nën urdhrat e të cilit ka luajtur deri vonë në ekipin kombëtar holandez.

Dhe Aulas e ka bërë të qartë se futbollistët e klubit të tij do të jenë në treg vetëm deri të premten.

“Lojtarët që nuk largohen deri të premten, do të mbesin në klub”, tha Aulas.

“Për ne, afati i fundit për blerjen e lojtarëve do të jetë e premtja. Të martën do t’ua sugjerojnë këtë trajnerit dhe drejtorit sportiv. Mendoj se kështu është drejt”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )