City në çerekfinale, Torres e bën sefte me gol

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:59
City në çerekfinale, Torres e bën sefte me gol

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3 Burnleyn. Sterling shënoi dy gola për City kurse një gol shënoi edhe transferi i ri i City, Ferran Torres duke shënuar golin e parë për City në një ndeshje zyrtare

Manchester City pa problem e ka kaluar rrethin e katër të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3.

City ishte shumë më i mirë që nga fillimi i kësaj ndeshje duke e pasur dominimin por që pjesa e parë përfundoi me vetëm një gol të Raheem Sterling në minutën e 35-të ku u asistua nga Mendy..

Në pjesën e dytë City vazhdoi me dominimin dhe shënoi gol në minutën e 49-të, ku prapë ishte Sterling që shënoi me asistimin e Ferran Torres.

Torres do të shënohej në listën e realizatorëve në minutën e 65-të.

City është fitues tri herë rresht i kësaj kupe dhe synon që ta fitojë përsëri atë. 

(Kosova Sot Online)