Ka shumë gjasa që Rashica të largohet deri nesër në mbrëmje, thotë drejtori i Werderit

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 10:22
Ka shumë gjasa që Rashica të largohet deri nesër në mbrëmje, thotë drejtori i Werderit

Milot Rashica ka gjasa të mëdha të largohet nga Werder Bremen para se të mbyllet afati kalimtar i verës të hënën në mbrëmje, sipas Frank Baumann, drejtorit sportiv të klubit gjerman. Por asnjë klub nuk është afër arritjes së marrëveshjes për kosovarin.

Për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Aston Villës këtë verë, por deri tani klubi nga Premierliga nuk ka qenë në gjendje të arrijë marrëveshje.

Rashica, i cili nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjet e tetorit, nuk ka luajtur që prej fillimshtatorit për shkak të një lëndimi në gju, por të cilin e ka shëruar tashmë dhe është duke e kthyer formën fizike.

Kjo ka qenë një verë tërbuese për 24-vjeçarin, pasi largimi i tij drejt një klubi i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve nuk u realizuar.

RB Leipzig, me të cilin ai kishte arritur marrëveshje në prill, nuk pranoi t’ia pagojë 20 milionë Werderit për shërbimet e tij, prandaj edhe marrëveshja dështoi.

Klubi i vetëm në garë për të tani është Aston Villa, e cila nuk është pajtuar t’ia plotësojë kërkesat personale kosovarit, megjithatë.

Por, Baumann thotë se gjasat që Rashica të shitet deri nesër në mbrëmje ende janë të mëdha.

“Gjasat që ai të largohet ende janë të mëdha. I qëndroj prapa kësaj”, tha Bauman pas fitores së Bremenit 1:0 kundër Arminia Bielefeld të shtunën


(Kosova Sot Online)