Sulmuesi i Real Madridit: Ëndërrojmë ta fitojmë tripletën

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 12:42
Sulmuesi i Real Madridit: Ëndërrojmë ta fitojmë tripletën

Vinicius Junior ka filluar me një sezon fantastik këtë vit me Real Madridin kështu që Braziliani ka ëndrra të mëdha se çfarë do mund të arrij klubi.

Real Madridi është kryesues i tabelës së La Ligës, me 10 pikë në katër ndeshje, edhe pse ka më pak ndeshje të zhvilluara se kundërshtarët.

Vinicius ka shënuar dy gola vendimtar në dy ndeshjet e fundit.

Pas formës së mirë të tij, Vinicius gjithashtu është duke shpresuar që të jenë pretendent për të gjitha garat.

“Ëndrra ime më e madhe është që ta fitojmë tripletën,” tha talenti Brazilian.

“Asgjë nuk ka filluar ende dhe ne kemi kokat dhe zemrat për t’i fituar,” shtoi ai.

20-vjeçari në ndeshjen e fundit si mysafir i Levantes në vikend shënoi golin vendimtar, por ai insistoi që më e rëndësishmja e ndeshjes është marrja e tre pikëshit.

“Unë kontrollova mirë topin dhe kisha kohë të mendoja për të dhe ku të gjuaj,” shpjegoi ai.

“Unë e godita topin saktësisht ku unë dëshiroja, unë e kalova Madridin në epërsi 1-0 dhe e fituam ndeshjen, që është më e rëndësishmja.”

“Unë arrita kur i kisha vetëm 18 vjet dhe kisha luajtur vetëm një sezon në Brazil,” tha Vinicius.

“Çdo gjë ka qenë e re për mua dhe unë jam vazhdimisht duke mësuar, por unë tashmë jam një tjetër lojtar, në Madrid gjithmonë më ndihmojnë dhe më tregojnë se çfarë saktësisht unë mund të tregoj,” vazhdoi ylli i ri i Realit të Madridit.

“Unë nuk kam frikë në humbjen e topit,” tha Vinicus në stilin e ti.

“Natyra ime shpërthyese e ndihmon ekipin kur jemi duke humbur apo barazuar,” përfundoi 20-vjeçari.

(Kosova Sot Online)