Momenti ku lëndohet Van Dijk, s’mund ta vazhdojë ndeshjen

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 14:15
Momenti ku lëndohet Van Dijk, s’mund ta vazhdojë ndeshjen

Virgil van Dijk ka luajtur vetëm 7 minuta në derbi kundër Evertonit.

Qendërmbrojtësi holandez u detyrua ta braktisë fushën para kohe pas një dëmtimi që pësoi.

Jordan Pickford ishte ai që e dëmtoi mbrojtësin e Liverpoolit dhe ka mundur t’i shkaktojë një dëmtim më të rëndë në gju, me këputje të ligamenteve.

Sido që të jetë, testet mjekësore do të vërtetojnë të dielën shkallën e dëmtimit të Van Dijk, nëse ka probleme me të mëdha më gju dhe ligamente, apo do të kthehet në fushë brenda pak ditësh.

(Kosova Sot Online)