Immobile e lavdëron sulmuesin e Kosovës: “Muriqi është lojtar i zgjuar, ai do të na ndihmojë”

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 18:44
Immobile e lavdëron sulmuesin e Kosovës: “Muriqi është lojtar i zgjuar, ai do të na ndihmojë”

Ciro Immobile nuk ka asnjë dyshim që Lazios i është dashur një lojtar si Vedat Muriqi.

Duke folur para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund, Immobile pati disa fjalë edhe për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, me të cilin në rast se kuptohen mirë dhe janë në formë – do të luajë në sulm këtë sezon.

Lazio e nis aventurën në Champions të martën kundër Dormtundit – në Grupin F ndeshja tjetër do të jetë mes Zenit St. Petersburg dhe Club Brugge.

“Vedat Muriqi është një lojtar i zgjuar. Dje u stërvitëm për herë të parë së bashku. Ai ka një stil loje ndryshe nga unë, por ai ka aftësi që mund të zgjidhin shumë nga problemet tona”, u shpreh Immobile.

“Ai është ndryshe nga unë dhe Joaquin Correa. Mund të themi se ka një lojë të ngjashme me Felipe Caicedo. Kosovari më njeh mirë dhe i di lëvizjet e mia në fushë. Vedati do të kontribuojë shumë në këtë ekip”.

Muriqi debutoi me fanellën e Lazios të shtunën në humbjen befasuese 3-0 nga Sampdoria.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 59’ në vend të Felipe Caicedo, por nuk arriti të ndihmojë ekipin e Simone Inzaghit që po humbiste tashmë 2-0 dhe deri në fund pranuan edhe një tjetër gol për 3-0.


(Kosova Sot Online)