“Nuk e kuptoj si Ibra kurrë nuk e ka fituar Topin e Artë, e bënë diferencën më shumë se Ronaldo”

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 21:34
“Nuk e kuptoj si Ibra kurrë nuk e ka fituar Topin e Artë, e bënë diferencën më shumë se Ronaldo”

Alberto Zaccheroni do ta kishte preferuar më shumë Zlatan Ibrahimovicin në skuadër sesa Cristiano Ronaldon.

Ish trajneri i Milanit, Juventusit, Interit dhe shumë klubeve tjera, e sheh më efektiv Ibrën se Ronaldon në Serie A.

“Kam trajnuar kampionë të shkëlqyer në karrierë, nga Oliver Bierhoff te George Weah e te Adriano, por i vetmi që pendohem që s’kam mundur ta stërvit është Zlatan Ibrahimovic”, tha Zaccheroni për “Il Giornale”.

“Ai është i përjetshëm dhe ende nuk e kuptoj se si nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë”.

“Në Itali, ai të dhuron më shumë ekuilibër se Ronaldo”.

“Nuk është rastësi që shumë lojtarë të rinj janë rritur që prej ardhjes së tij (te Milani)”.

“Ai nuk është vetëm golashënues, ai transmeton besim te të gjithë shokët, kujdeset për ekipin në momente të vështira”. 


(Kosova Sot Online)