Juventus e nis rrugëtimin në Champions nga Kieva

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 18:06
Juventus e nis rrugëtimin në Champions nga Kieva

Juventus do ta nis rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve nga Kieva, ku pritet që të përballet me kampionin e Ukrainës, Dinamo Kiev

Në këtë përballje, Juventus ka startuar pa Cristiano Ronaldon, i cili është i infektuar me COVID-19 dhe po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Itali.

Në vend të kësaj, Pirlo sonte ka vendosur që të startojë me formacionin 3-4-3 ku dyshja sulmuese pritet të jetë ajo e përbërë me Alvaro Moratan dhe Kulusevski kurse pas tyre do të jetë Aaron Ramsey.

Në krah luajnë edhe Chiesa me Cuadrado.

Juventus është në Grupin G të Ligës së Kampionëve ku përpos Dinamos së Kievës janë edhe Barcelona dhe Ferencevaros. Këto dy të fundit do të luajnë nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)