Real Madridi s’ka harruar si të luajë futboll, këmbëngul Modric

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 10:20
Real Madridi s’ka harruar si të luajë futboll, këmbëngul Modric

Luka Modric është i bindur se Real Madridi do ta marrë veten nga një javë shumë e keqe, pasi i pësoi dy humbje radhazi në shtëpi në një hapësirë prej katër ditëve dhe në prag të El Clasicos kundër Barcelonës këtë të shtune.

Kampioni i La Ligës Madridi do të shkojë në Camp Nou me vetëbesim të humbur pas disfatës 1:0 kundër Cadizit në La Liga të shtunën dhe pas humbjes tronditëse 3:2 kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Skuadra e Zinedine Zidane po humbiste 3:0 pas pjesës së parë, para se Modric ta shënonte një gol të mrekullueshëm që ia ka mundësi madrilenëve të ktheheshin në lojë.

Vinicius Junior e ngushtoi epërsinë e ukrainasve në vetëm një gol sapo i fut në lojë, por braziliani ishte shkaktar që Real Madridit iu anulua goli i barazimit i shënuar nga Fede Valverde në çastet e fundit, pasi nga pozicioni jashtë loje ia mbuloi pamjen portierit të Shakhtarit.

“Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e garës. Në pjesën e dytë u përpoqëm të përmirësoheshim dhe ia dolëm, por nuk mjaftoi për ta barazuar rezultatin apo për ta fituar ndeshjen”, tha Modric pas lojës.

“Ne duhet të përmirësohemi, kjo është e qartë. Sot na mungoi vetëbesimi në çdo gjë që e bëmë në pjesën e parë”, shtoi ai.

“Për ndeshjen e radhës (kundër Barcelonës), duhet të jemi të bashkuar, duhet t’i besojmë vetes dhe cilësive tona. Ne nuk kemi harruar si të luajmë futboll”, nënvizoi mesfushori kroat.

(Kosova Sot  Online )