Llapi i paralajmëron gjyqtarët duke ua përmendur tifozët e vet, ankohet edhe Trepça ’89

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 14:28
Llapi i paralajmëron gjyqtarët duke ua përmendur tifozët e vet, ankohet edhe Trepça ’89

Qysh në javët e para të kampionatit të ri kanë filluar ankesat e mëdha në referim. Tahir Batatina i Llapit  i ka paralajmëruar referët me pasoja në rast se vazhdojnë t’ia dëmtojnë Llapin. Kurse, Trepça ‘89 ka lëshuar reagim duke kërkuar referim korrekt.

Llapi e ka nisur shumë dobët kampionatin e ri, të cilin e kishte filluar me ambicie të mëdha – për të fituar trofe. Por, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara llapjanët e shohin veten në vendin e fundit të tabelës me vetëm dy pikë përmes dy barazimeve e katër humbjeve duke mos shijuar ende fitore

Dhe, për këtë bilanc negativ, trajneri dhe donatori i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina  fajëson gjyqtarët për të cilët thotë se po e gjykojnë në mënyrë skandaloze ekipin e tij. “Këtë sezon i kam kritikuar referimet dhe arbritrat të cilët na kanë dëmtuar si skuadër. Referimi nuk ka qenë në nivel shumë të mirë, e dini që ne i kemi të humbura së paku shtatë pikë nga arbitrimi skandaloz,” deklaroi Batatina.

Madje, ai ua ka tërheq vërejtjen referëve që të mos e dëmtojnë Llapin duke paralajmëruar masa që mund të vlerësohen edhe si kërcënuese. “Por ne do të marrim masa nga kjo ndeshja e ardhshme edhe ne si skuadrat tjera, që nëse dëmtohemi nga arbritrat do të kenë probleme me kryesinë e klubit dhe tifozët, Legjendat”, deklaroi Batatina.

(Kosova Sot Online )