Dinamo e Kastratit nuk arrin fitore në Maksimir

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 23:18
Dinamo e Kastratit nuk arrin fitore në Maksimir

shte po ashtu barazim rezultati në mes të Wolfsberger AC-CSKA Moska

Dinamo Zagreb e ka nisur me barazim aventurën në Europa Ligë.

Skuadra kroate ku luan lojtari i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati nuk e filloi mirë këtë takim pasi që në minutën e 8 ka mundur të pësoi gol sepse u akordua penallti për mysafirët.

Kroatët i shpëtoi portieri Livakovic që priti penalltinë e Berghuis.

Në përgjithësi pjesa e parë ishte më e mirë për holandezët ku kroatët nuk kishin shumë hapësira përpara.

Në pjesën e dytë, kroatët ishin më të mirë dhe disa herë ishin afër për të shënuar gol.

Kastrati e lëshoi lojën në minutën e 54-të ku në vend të tij hyri Ivanusec, derisa në minutën e 73-të nga loja u përjashtua Senesi i Feyenord.

Pavarësisht se pati një lojtar më shumë në fushë për afër 30 minuta, Dinamo nuk arriti ti ndalte tri pikët e saj në Zagreb dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Në ndeshjen tjetër të Grupi K, Wolfsberger AC-CSKA Moska, po ashtu pati barazim 1-1.

(Kosova Sot Online)