Donjeta Sadiku, në finale të turneut “Balkan”

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 17:13
Donjeta Sadiku, në finale të turneut “Balkan”

Donjeta Sadiku është kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar ‘Balkan’, që po mbahet në Botevgrad të Bullgarisë.

Boksieria kosovare në gjysmëfinale e mposhti boksieren vendase, Mehmedova Aslahan, kategoria -60 kilogramë.

Në finalen që zhvillohet nesër, boksieria nga Gollaku takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila në renditjen më të re të AIBA-s, ndodhet në vendin e parë.

Drejtësinë në këtë turne po e ndan edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli. 

(Kosova Sot Online)