Reagimi i Vojvodës pasi Khabibi pensionohet si kampion i padiskutueshëm i botës

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 09:48
Reagimi i Vojvodës pasi Khabibi pensionohet si kampion i padiskutueshëm i botës

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka reaguar pas pensionimit të Khabib Nurmagomedovit nga UFC-ja si kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e lehtë, duke thënë se luftëtari rus e meriton atë.

Nurmagomedov u pensionua si luftëtar i pamposhtur në 29 meçe në UFC, menjëherë pasi e mposhti Justin Gaethjen në rundin e dytë në luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e lehtë të shtunën në Abu Dhabi.

32-vjeçari tha se nuk do të luftojë më për nder të babait të vet të ndjerë, Abdulmanap, i cili ishte edhe mentori dhe trajneri i tij, që vdiq në korrik pas problemeve shëndetësore që ia shkaktoi Covid-19.

“Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk do të kthehet këtu pa babanë tim”, tha Khabib pas meçit.

Triumfit të tij i është gëzuar edhe mbrojtës i Torinos dhe Kosovës, Vojvoda, i cili e ka quajtur idhull rusin.

“Ti e meriton pensionimin, idhull”, shkroi Vojvoda në një video të postuar në instastory në Instagram.

(Kosova Sot Online)