Gazetari kritika Lazios: Muriqi si Caicedo, veç ngjyra ndryshon

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 18:16
Gazetari kritika Lazios: Muriqi si Caicedo, veç ngjyra ndryshon

Vedat Muriqi erdhi në verë te Lacio pas shumë përpjekjesh

Më pas vuajti për tu bashkuar me ekipin fillimisht për shkak të infektimit me Covid-19 e më pas për shkak të një dëmtimi.

Në mes të këtij muaji ai arriti të stërvitet e të luajë për herë të parë me Lacion dhe deri më tani ka luajtur në tre ndeshje, asnjërën si titullar.

Goli nuk ka ardhur ende, por kritikat po.

Bomberi i kombëtares së Kosovës ende nuk ka treguar atë që është në të vërtetë dhe në të tilla raste gazetarët italianë nuk qëndrojnë pasivë.

Ai që ka lëshuar kritika kundrejt Muriqit dhe Tares është reporteri i “Rai Sport”, Stefano Matei. Këtij të fundit Muriqi i duket si një Caisedo i bardhë.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se përse e kanë blerë Muriqin, për më tepër që kushtoi 20 milionë euro. Më duket si një Caisedo i bardhë. Kam dyshime të mëdha se ka aftësinë për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Në vend të Muriqit unë do të kisha shpenzuar para për një mbrojtës, në sulm të vinte një transferim me parametra zero ose që të kushtonte pak”, u shpreh Matei.

(Kosova Sot Online)