
Lexoni edhe:
Hashim Thaçi po mashtron, kjo është rruga e gjatë e anëtarësimit të Kosovës në OKB
Shefi i La Ligës e kritikon ashpër Bartomeun: I padijshëm
Javier Tebas, presidenti i ligës spanjolle të futbollit, sulmon ashpër presidentin e dorëhequr të Barcelonës Josep Maria Bartomeu.
Gjithçka lidhet me disa deklarata të bëra nga Bartomeu pas dhënies së dorëheqjes me këtë të fundit që theksoi se u largua nga klubi për shkak se duhet të merrnin vendime të rëndësishme. Një prej tyre ishte edhe vendimi për të marrë pjesë në Superligën e Europës. “Vendimi për të luajtur në atë kompeticion duhet të ratifikohet në Asamblenë tjetër” nënvizoi Bartomeu, një deklaratë që tregon injorancën e ish-numrit 1 të Barçës sipas Javier Tebas.
Hashim Thaçi po mashtron, kjo është rruga e gjatë e anëtarësimit të Kosovës në OKBLexoni edhe:
Kreu i ligës spanjolle të futbollit foli me tone të ashpra ndaj Bartomeut.
“Deklarata e sforcuar në ditën e tij të fundit si presidenti i Barcelonës, që do të bashkohej me një kompeticion të dobët dhe imagjinar, përfaqëson shkatërrimin e atij klubi. Ai konfirmon injorancën e tij për industrinë e futbollit. Një fund i trishtueshëm për një president i cili ka regjistruar suksese dhe shumë gabime kohët e fundit”, shprehet Tebas.
(Kosova Sot Online )