Barcelona dominon Juventusin në Torino, Messi i kthehet golit

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 23:09
Barcelona dominon Juventusin në Torino, Messi i kthehet golit

Barcelona e ka mposhtur me rezultat të ngushtë Juventusin në Allianz 0-2, në një ndeshje që e dominoi skuadra katalunase nga fillimi por që nuk shfrytëzuan shanset që krijuan. Ndeshja tjetër Ferencevaros-Dinamo Kiev përfundoi barazim 1-1.  

Juventus-Barcelona 0-1

Barcelona e ka korrur fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Juventusin në Torino. Qysh në fillim Barcelona sulmoi dhe e kërkonte golin e epërsisë dhe ai erdhi në minutën e 14-të. Realizator ishte Ousmane Dembele i cili goditi topin dhe pas një devijimi përfundoi në gol. Në këtë ndeshje, Juventusi shënoi tre gola por që të tre ishin në pozitë jashtëloje. Edhe në pjesën e dytë Barcelona ishin më të mirë, edhe pse Juventus tregoheshin të rrezikshëm në daljet e tyre përpara. Goli i dytë për Barcelonën erdhi në minutën e 90 ku nga penalltia shënoi Messi.  

Ferencevaros-Dinamo Kiev 2-2

Ferencevaros ka barazuar me Dinamo Kiev në Hungari. Të dy golat mysafirët i shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 28 nga penalltia shënoi Tsigankov kurse rezultatin e dyfishoi Carlos de Pena në minutën e 41-të.


(Kosova Sot Online)