Pirlo: Juventusi duhet të punojë fort për ta arritur nivelin e Barcelonës

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 08:29
Pirlo: Juventusi duhet të punojë fort për ta arritur nivelin e Barcelonës

rajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, e ka pranuar se skuadra e tij duhet të punoj derisa sa ta arrijë nivelin e Barcelonës, pas humbjes 2:0 në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

Ousmane Dembele dhe Lionel Messi shënuan në fitoren e Barcelonës kundër Juventusit në Allianz Stadium të mërkurën.

Skuadra e Pirlos i ka fituar vetëm dy ndeshje në fushë deri tani këtë sezon, duke barazuar tri herë radhazi në Serie A para se të mposhtej nga Barça në Ligën e Kampionëve.

Alvaro Morata ishte i pafat pasi iu anulua tri gola për pozitë jashtë loje, por Juve ishte e ngathtë në përgjithësi dhe nuk pësoi më shumë gola vetëm falë portierit Wojciech Szczesny.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë kundër një ekipi që luan futboll të mirë, i cili është i mësuar të luajë në këtë nivel, ndërsa ne jemi duke punuar për këtë”, tha Pirlo pas ndeshjes.

“Përfundimisht, kjo ndeshje do të jetë e dobishme për ne që të përmirësohemi në të ardhmen. Ne duhet të punojmë dhe të përmirësohemi derisa ta arrijmë nivelin e Barcelonës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )