“Të mëdhenjtë” llogarisin në fitore në fundjavë

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 17:03
“Të mëdhenjtë” llogarisin në fitore në fundjavë

Ballkani, Drita e Prishtina synojnë t’i fitojnë pikët e plota në përballjet përkatëse në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e futbollit vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të këtë fundjavë.

Lideri Ballkani, pas fitores me përmbysje ndaj Prishtinës, llogarit në fitoren e radhës në shtëpi.

Therandasit do ta presin në shtëpi Besën, e cila e zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një fitore.

Ekipi i Ismet Munishit me këtë rast synon ta ruajë distancën  gjashtë pikëshe ndaj ekipeve ndjekëse.

Ndërkohë, Drita nuk do të ketë punë të lehtë në fundjavë, shkruan Gazeta Express.

Kampioni i Kosovës do ta vizitojë Llapin, i cili është i uritur për fitore pasi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri.

Mirëpo, gjilanasit nuk kanë vend për gabime nëse duan t’i qëndrojnë afër liderit Portokalli.

As Prishtina s’ka udhëtim të lehtë në këtë xhiro.

Bardhekaltrit do ta kërkojnë këndelljen pas humbjes shokuese në fund nga Ballkani, në ndeshjen që do ta zhvillojnë me Drenicën.

Gjilani – Feronikeli do të jetë një tjetër duel interesant, ku të dyja skuadrat kanë mundësi të fitojnë.

Lojë e paqartë konsiderohet edhe ajo në mes të Arbërisë dhe Trepçës ’89. 


(Kosova Sot Online)