“Arsenal po humbet shumë pikë, për këtë nuk është në top-4”

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 18:26
“Arsenal po humbet shumë pikë, për këtë nuk është në top-4”

Ish mbrojtësi i Arsenalit, Nigel Winterburn beson se mos konsistenca në rezultat po i kushton gjigantëve londinez, me skuadrën e Mikel Artetas që mbetet duke e ndjekur këtë pozitë

Arsenali do të lëshoj shumë pikë dhe kështu mund ta humbet pozitën top-4 për sezonin 2020-21, thotë Nigel Winterburn, i cili ka këshilluar Mikel Artetën dhe skuadrën e tij që nuk është mirë të luhet gjithmonë në presion në Premier Ligë.

Winterburn frikësohet që Gunners nuk do të jenë të gatshme që të arrin rezultate dhe kështu edhe një sezon do të jenë jashtë elitave të futbollit europian.

“10 ndeshjet e para të japin një ide të mirë se ku do të përfundojë Arsenali. Ata zakonisht e shfrytëzojnë fundin e sezonit që të përfundojnë në vendin e katër”, tha ish mbrojtësi i Arsenalit për FreeSuperTips.

“Të humbësh tri nga gjashtë ndeshjet e para nuk është ideale dhe skuadrat e tjera duken më mirë në këtë moment dhe kohë, me Arsenalin që tashmë duhet të luajnë në presion”.

“Ky është sezoni më i çuditshëm që e mbaj mend për kohë të gjatë: orari është i mbingarkuar dhe nuk ka ndonjë ekip që ka dominuar deri me tani”.

“Ne do të mësojmë më shumë gjatë sezonit se ku do të përfundojë Arsenal, por si një tifoz unë shpresoj që në fund të sezonit ata të përfundojnë në top-4. Megjithatë, me formën e tanishme dhe mënyra se si luan skuadra, nuk mendoj se kjo do të ndodh dhe ata do të humbasin shumë pikë gjatë rrugës dhe skuadrat më të mira do ta lënë atë jashtë”.

(Kosova Sot Online)